Porti i Durrësit, Xhixho: Skemë korruptive, po pastrohen paratë e krimit

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në nëntor të këtij viti projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rruge transformimit të tij në një qendër urbane me port jahtesh.

Deputetja Erisa Xhixho e ftuar në Ora News me gazetarin Everest Dedaj e la të hapur mundësinë për anikimin e tij në Kushtetuese.

Partia e Lirisë ndërkohë e ka dërguar në këtë gjykatë një pjesë të kontratës.

Xhixho: Padyshim që po, do të ketë një rakordancë dhe me PD.Ne kemi çuar momentalisht një pjesë të kontratës në gjykatë Kushtetuese dhe padyshim që do të diskutohen dhe të gjitha mundësitë ligjore jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë në institucione ndërkombëtare për ta ndjekur në shinat ligjore. Por mendoj se kjo arrogancë me të cilën qeveria u soll edhe në parlament  për këtë investim të rëndësishëm për vendin tregon se çfarë kulture dhune dhe arrogance po ndërton kjo qeveri.

Ajo thotë se urgjenca dhe arroganca me të cilën qeveria po e shtyn përpara këtë prokjekt tregon se kemi të bëjmë me një skemë pastrimi parash.

Xhixho: Urgjenca me të cilën operoi qeveria, mungesa e transparencës, debatit publik, konkurencës tregon se është një skemë pastrimi parash për të shitur apartamente. Shumë prej tyre janë pronotuar. Mos harroni skemën e paqaportave të arta. Kjo na rrezikon liberalizimin e vizave. Apo amnistia fiskale, një tjetër vijë e kuqe e BE.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.