Georgina Rodriguez e ka me trajnerin Santos, motra e Ronaldos me gazetarët

Georgina Rodriguez e ka me trajnerin Santos, motra e Ronaldos me gazetarët
“Sot miku jot dhe trajneri i Portugalisë mori një vendim të keq”. Ky është thelbi i reagimit të të fejuarës së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila kritikon sërish vendimin e teknikut për ta nisur ndeshjen me numrin 7 në stol.

“Ky miku për të cilin je shprehur gjithmonë me respekt e pa shumë mirë që në fushë ndryshoi gjithçka me hyrjen tënde por ishte shumë vonë. Lojtari më i fortë në botë dhe arma më e fortë që ti ke, nuk mund të nënvlerësohen. Jeta na jep leksione. Sot nuk humbëm, sot mësuam”.

Në listën e njerëzve të afërt të Ronaldos që sulmojnë trajnerin dhe mediat është edhe motra e tij, Elma Aveiro, sipas së cilës, gazetarët e dështuar të Portugalisë duhet të kujdesen për punën e tyre.