Shikoni fotot e kohës kur Zlatko Dalic ka drejtuar Dinamon në sezonin 2008-2009
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2022, 09:53
Zlatko Dalic, njeriu për të cilin sot flasin të gjithë. Trajneri më i suksesshëm i historisë së futbollit kroat që e ka çuar dy herë vendin e tij në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, dikur ka drejtuar Dinamon e Tiranës.
Në sezonin 2008-2009 ai është ulur në stolin e “nëndetëses” pak kohë përpara fundosjes së skuadrës që një sezon më parë kishte fituar titullin kampion dhe do ta fitonte sërish në sezonin 2009-2010 por jo në drejtimin e tij.
Fotografi Ferdinand Hazisllari ka publikuar ditët e fundit disa foto shumë interesante të 15 viteve më parë kur Dalic drejtonte skuadrën kryeqytetase.
(FOTO: Ferdinand Hazisllari)










