Shikoni gëzimin e çmendur të tifozëve, Maroku bëri histori, hyn në gjysmëfinalen e Kupës së Botës

Tifozët në Marok dhe në mbarë botën po festojnë fitoren ndaj Portugalisë, pasi ajo bëhet skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Maroku sfidoi pritshmëritë në këtë turne, duke mundur më parë Belgjikën dhe Spanjën.

Maroku shkruajti historinë duke fituar 1-0 ndaj Portugalisë dhe eliminoi luzitanët favoritë teksa heroi i sfidës ishte sulmuesi En Nesyri që realizoi në minutën e 41-të të pjesës së parë.

Tashmë, në gjysmëfinale marokenët presin fituesin e çiftit Angli-Francë.