Kualifikimi historik i Marokut, Ora News sjell festën me këngë e fishekzjarre në rrugët e Romës

Kualifikimi i Marokut në gjysmëfinalen historike të Botërorit që po mbahet në Katar ka lëshuar në rrugë të gjithë komunitetin maroken që jeton në Romë.

Gra dhe vajza me flamuj dhe def ja morën këngëve në rrugët e Romës.

Më tutje të rinj me makina, flamuj dhe fishezjarre.

Ora News sjell pamjet nga festa në Romë.

Maroku shkruajti historinë duke fituar 1-0 ndaj Portugalisë dhe eliminoi luzitanët favoritë.

Kombëtarja marokene bëhet e para skuadër afrikane në historinë e Botërorëve që arrin në gjysmëginalet e Kupës së Botës teksa heroi i sfidës ishte sulmuesi En Nesyri që realizoi në minutën e 41-të të pjesës së parë.

Tashmë, në gjysmëfinale marokenët presin fituesin e çiftit Angli-Francë.