Gjermania: Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë krejtësisht i papranueshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2022, 22:46
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë ka deklaruar se sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm
Përmes një postismi në twitter Analena Baerbock tha se Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar ajo në Twitter.
Po kështu ministrja tha se edhe sulmet e fundit ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë janë të papranueshme. “E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE dhe Miroslav Lajcak”, ka shkruar ajo.
