Divjakë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çermë e Sipërme në Divjakë.

Rreth orës 20:00, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.