Tiranë/ Rruga bëhet "lumë" nga shiu, banorët e çajnë zbathur për të shkuar në shtëpi

Reshjet e shiut gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes kanë sjellë problematika në kryeqytet.

Rruga “Ibrahim Brahja” në Tiranë u përmbyt nga uji dhe kalimi në të ishte i pamundur përveçse zbathur si ky banor që mban në krah fëmijën e tij.

Banorët janë ankuar disa herë për rrugën.

Ata thonë se investimi i fundit është bërë para 8 vitesh.

Veç amortizimit që shkakton probleme në qarkullim, komuniteti vuan edhe përmbytjen.