Arrestohet ish-polici serb, dyshohet se organizoi sulmin ndaj KKZ-ve në veri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2022, 17:07
Ministri i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla, tha se Policia e Kosovës ka ndaluar të shtunën në pikën kufitare në Jarinje ish-zyrtarin policor, Dejan Pantiq.
“I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç'rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor”, shkroi ai në Facebook.
Sveçla tha se Pantiq akuzohet për “kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”.
Ai tha se grupe ekstremiste, që kanë për qëllim parandalimin e vendosjes së drejtësisë, janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

