Ankandi i veçantë në Tiranë për familjet në nevojë
Një event origjina, është zhvilluar në Tiranë për t’i ardhur në ndihmë familjeve dhe personave në nevojë. Ankandi për të tre kutitë ekskluzive me puro, nisi me 800 euro, ndërsa arriti shumë edhe më të lartë, paratë e të cilëva u dhanë si ndihmë për të varfërit.
Një ankand i veçantë është zhvilluar në Tiranë, për ti ardhur në ndihmë familjeve dhe personave në nevojë.
Tre kuti me puro të veçanta “Arturo fuente” që në Shqipëri përfaqësohen prej kompanisë ‘Igla’, janë prezantuar për biznesmenë të njohur të vendit.
Madje ka qenë drejtori i prodhuesit për Evropën dhe Euroazinë i cili ka zbërthyer një puro duke folur edhe mbi cilësinë e saj, por dhe mënyrën e përpunimit.
“Kur një puro shitet ajo ka kaluar nga minimalisht 300 duar,” tha Drini Zeqo.
“Kemi 9 fletë duhani në këtë puro. Nëse i nuhasim gjethet kuptojmë vështirësinë e tyre rreth 7-vjeccare dhe aromën e konjakut dhe qershisë që i bën edhe më komplekse karakteristikat e tyre. Sot duhet të përcjellim një mesazh të rëndësishëm që është të dhurosh,” tha ai.
Ankandi për të tre kutitë ekskluzive nisi me 800 euro, ndërsa arriti shumë edhe më të lartë duke i dhënë si ndihmë për të varfërit.
“Atëherë do të qëndrojmë tek 2000 euro, ta quajmë të shitur? E quajmë të shitur,” tha Drini Zeqo.
Mbrëmja u shoqërua me performancën e artistëve shqiptare. Por nuk munguan as këngë të veçanta për momentet kur shijohet një puro.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.