Policia Italiane: Trafiku i kanabisit shqiptar po pëson transformim dinamik

Edhe pse Policia e Shtetit nuk ka informuar mbi numrin e platancioneve me marijuanë të identifikuara në Shqipëri gjatë 2022, RTV Ora e Ora News ka zbardhur eskluzivisht numrin e tyre e të dhëna të plotë mbi trafikun e drogës mes Shqipërisë e Italisë.

Trafiku i marijuanës shqiptare përmes detit drejt Italisë është reduktuar por që sjell shqetësimin e autoriteteve të tendencës së transformimit të këtij trafiku e mënyrës së menaxhimit të tij.

Për të njëmbëdhjetin vit rradhazi autoritetet italiane të Guardia di Financës kanë kryer operacionet e vëzhgimit të territorit shqiptar me qëllim identifikimin e plantacioneve me kanabis që kultivohen në Shqipëri e me destinacion të parë Italinë.

Lufta kundër prodhimit e trafikimit të drogës është një synim i përbashkët mes Shqipërisë e Italisë aq sa Policia Italiane e Shtetit financon aktivitetin e operacioneve antidrogë mes dy vendeve, koordinuar nga Drejtoria Qëndrore e Policisë Kriminale e Komanda e Përgjithshme e Guardia di Finanza.

E për të 11-tin vit rresht nga nisja e këtij bashkëpunimi, situata e territorit shqiptar që përdoret ilegalisht nga grupet kriminale për të kultivuar bimë narkotike mbetet shqetësuese.

Ndërsa autoritetet policore italiane informojnë me detaje se gjatë vitit 2022 në Shqipëri janë identifikuar 1094 plantacione ilegale mbjellë me kanabis, autoritetet policore shqiptare informojnë vetëm për numrin e bimëve të asgjësuara gjatë operacioneve të përbashkëta, e që janë rreth 40 921 rrënjë narkotike, duke mbajtur të fshehur numrin relativisht të lartë të plantacioneve me drogë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas analizës së dokumentacioneve arkivore të RTV Ora e Ora News, zbardhet se viti më numrin më të lartë të rrënjë kanabis sekuestruar e shkatërruar nga operacionet e përbashkëta mes dy vendeve ka qënë 2021, gjatë të cilit janë identifikuar e asgjesuar 92.428 bimë narkotike.

Mbi këtë fakt, në një pronocim esksluziv dhënë pak muaj më parë për RTV Ora e Ora News, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Qëndrore të Antidrogës Italiane, Gjeneral Antonino Maggiore shprehej: "Se operacionet e bashkëpunimit me Guardia di Finanza italiane që kanë  identifikuar e siinjalizuar plantacionet e mbjella me kanabis në territorin shqiptar dhe në zonat më të vështira e të fshehura kanë reduktuar sasinë e marijuanës së sekuestruar përmes detit".

Gjatë vitit 2021 nga operacionet e fluturimeve të Guardia di Finanzës Italiane janë identifikuar 98 mijë bimë kanabis të mbjella në Shqipëri. Një e dhënë në rritje, e rreth 30 mijë rrënjë më shumë, në krahasim me vitin 2020 kur u asgjesuan rreth 58.423 bimë kanabis të mbjella në plantacionet shqiptare të marijuanës në Shqipëri.

E në vitin 2020 operacionet ajorre të Guardia di Financës kanë identifikuar e asgjesuar 58.423 rrënjë kanabis.

Të dhënat për vitin 2022 e të bëra publike në Tiranë, konfirmojnë një reduktim të numrit të bimëve të mbjella ilegalisht në Shqipëri, por dhe preokupimin se grupet kriminale shqiptare kanë gjetur forma e metoda të reja për të lulëzuar aktivitetin ilegal të drogës i cili vazhdon të konsiderojë Shqipërinë si vendet kryesore të prodhimit e shpërndarjes së marijuanës në Europë e botë.

"Duke ndjekur analizën ndoshta po përballemi, shkruan antidroga italiane, në një situatë transformimi dinamik të këtij trafiku specifik e në veçanti në drejtimin e menaxhimin e flukseve të paligjshme. Tendenca e konfiskimeve gjatë së ardhmes, shkruan raporti italian, do të mund të sqarojë nëse kemi të bëjmë me një rimodulim të rrugëve dhe strategjive operacionale të trafikantëve të marijuanës"  

Në komunikimin e tyre autoritetet italiane kanë theksuar rëndësinë e sekuestrimit të pasurive me prejardhje të paligjshme e si një faktor bazë për të shkatërruar grupet e organzimet kriminale.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.