PD kërkon reagim ndërkombëtar: Edi Rama këcënim i hapur dhe armik i medias së lirë
Partia Demokratike u bën thirrje Organizatave Ndërkombëtare të Lirisë së Medias të reagojnë të mbrojtje të pak mediave të papushtuara nga babëzia dhe marrëzia e pushtetit në Shqipëri.
Deputetja demokrate, Albana Vokshi, nga selia blu deklaroi se Edi Rama përbën tashmë një kërcëim të hapur dhe armikun publik numër 1 të medias së lirë, lirisë së fjalës, pluralizmit dhe idesë së integrimit europian të vendit.
Vokshi: Edi Rama përbën tashmë një këcënim të hapur, dhe armikun publik numër 1 të medias së lirë, lirisë së fjalës, pluralizmit dhe idesë së integrimit europian të vendit.
Kujtesa nuk ka nevojë për mundime për tu ndaluar te Agon Channel, që u mbyll dhe u kushtoi taksapaguesve shqiptarë 120 milion euro, pasi pronari i Tv fitoi gjyqin në Strasburg.
As për RTV Orën, që u kontrollua, intimidua dhe konfiksua, dhe me gjasë, një faturë të ngjashme do paguhet edhe për të.
Nëse reagimi nuk është i përgjithshëm dhe i fuqishëm, nga forcat pro lirisë, si brenda dhe jashtë vendit, Shqipëria do të jetë një Kore veriu në zemër të Europës.
Politika e Ramës “o me mua ose kundër meje dhe i përcaktuar për asgjësim’, është një metodë staliniste dhe enveriste.
Çdo pronë që shembet, çdo media që hakerohet, kërcënohet, sekuestrohet dhe mbyllet, është një rast për të ngritur zëri dhe për t’u bërë bashkë. Nëse nuk i dalim zot segmenteve të shoqërisë, nuk do të ketë më shoqëri, por vetëm qeveri.
Partia Demokratike u lind, më 11 dhjetor 1990, për t’i dalë zot Shqipërisë dhe këtë do bëjë.

