Fier: Zjarrfikësja ngec në mes të urës. Shkoi të shuante flakët, urës i thyen dërrasat
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier. Një makinë është përfshirë nga flakët atje, dhe teksa zjarrëfikësja është nisur për të shuar zjarrin, ajo ka mbetur në mes të urës mbi lumin Gjanica, pasi dërrast e saj janë thyer duke rrezikuar se automjeti i rëndë të rrezikojë të biente në lumë.
U nis për të shuar flakët që kishin shpërthyer në një makinë, por zjarrëfikësja në Fier nuk ja doli.
Sapo tentoi të kalonte mbi urën kryesore mbi lumin e Gjanicës, automjeti mbeti në mes të urës.
Dërrasat u thyen, dhe gomat e zjarrëfikëses u zhytën në urë, duke rrezikuar që e gjithë makineria të binte në lumë.
Ngjarja e ndodhur mëngjesin e së shtunës, 10 dhjetor, dëshmoi edhe një herë jo vetëm punimet e dobëta, por edhe mungesën e akseve për rastet emergjente brenda qyteteve.
Pak minuta më vonë zjarrëfikësja ja doli që të arrinte në vendin për ku ishte nisur, dhe ta shuante zjarrin në makinën që ishte shkruambuar tanimë.
Policia njoftoi se rreth orës 09:00, mjeti ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, dyshohet si pasojë e një defekti në motor.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

