Në rrugët e vjetra të Durrësit ku nostalgjia blihet me lekë

Në rrugët e vjetra të Durrësit gjen varur nëpër mure objekte që shënojnë historinë e vendit. Koleksionistet që i kanë nxjerrë në shitje thonë se me to fitojnë të ardhura të mira .

Një helmetë ushtarake, orë të vjetëra, aparatë fotografik dhjetëra vjeçar, e sende të tjera të përdorura para shumë vitesh.

Janë këto aksesorë të vjetër, me të cilët sigurojë të ardhurat disa tregtarë në Durrës.

Objektet e së shkuarës duket se marrin vlerë me kalimin e kohës, ndaj edhe kërkesat kanë qenë të larta vazhdimisht.

Tregtari: “Më pëlqejnë edhe mua, plus edhe si qytet Durrësi, i vjetër. Njerëzit kanë qejf diçka të vjetër nostalgjike dhe pas kërkesës së njerëzve kuptova që kjo punë ecën, dhe e nisa”.

Zakonisht ato shiten në rrugët e vjetra të qytetit, kur dikur kanë jetuar familjet e pasura e autoktone.

Preferencat janë të ndryshme, për objekte të veçanta, që lidhen kryesisht me profesionet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Tregtari:“I kthehen nostalgjisë. Çfarë kanë pasur nëpër shtëpi dikur ose profesionet që kanë pasur. Dikush që ka qenë ushtarak merr diçka ushatrake, ai që ka pas një orë me pulë ose me bufë, në atë kohë ka dëshirë ta ketë prapë në shtëpi”

Sipas shitësve kërkesat janë kryesisht nga vendasit, pasi në tregun e huaj ato nuk kërkohen.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.