Gjirokastër: Rruga me gropa në lagjen "Partizani" ku rrëzohen fëmijë, burra e të moshuar
Lagjja 'Partizani" ndodhet në zemër të zonës muzeale të Gjirokastrës. Por edhe pse është një zonë e rëndësisë së veçantë, atje kanë munguar tërësisht investimet e bashkisë. Banorët flasin për mungesë të theksuar të infrastrukturës, ndërkohë që kanë shpjeguar se po rrezikojnë edhe jetën e tyre, duke kaluar nëpër rrugë e ura të shkatërruara.
Rruga ku kalojnë qindra persona, çdo ditë në Gjirokstër, e vendosur në zemër të zonës muzeale rruga nuk ofron as kushtet minimale, për kalim.
Në mes të rrugës ndodhet një gropë e madhe, e cila është kthyer në rrezik për banorët.
“Një ditë në mëngjes, rashë brënda te ajo gropa. U vrava shumë tek mesi. Isha duke shkuar për në shkollë. Është shumë problem, për të kaluar" thotë një vajzë
"Edhe për fëmijët edhe për të rriturit është shumë e vështirë. Unë për vete kam frikë, se më është rrëzuar njëherë mbesa, më është rrëzuar djali, më është rrëzuar vëllai” tregon një banore.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Prej gati dy muajsh edhe ura mbi përrua e ndërtuar në vitet 70, është dëmtuar rëndë.
Vendasit flasin për neglizhencë të plotë të Bashkisë, së drejtuar nga Flamur Golemi.
Banorët: “Tek përroi nuk kalon dot se thyen kokën. Ka ndodhur që janë rrëzuar. Kur del përroi bllokohet. Kur bie borë është rrezik. Ka ardhur Bashkia e kanë parë, s’ka bërë asnjë gjë. Përroit, asnjëherë si është bërë pastrim nga Bashkia”
Premtimet nuk u kthyen kurrë, në punë konkrete.
Banorët: “Bashkia nuk ka bërë asnjë investim në këtë lagje”
Prej vitesh banorët në lagjen Partizan në Gjirokastër, thonë se nuk marrin asnjë shërbim nga bashkia, ata akuzojnë Golemin se ka braktisur totalisht lagjet e vjetra historike të qytetit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
