Laçjanit i vënë prangat ta çojnë "pako postare" në Itali, do kryejë 10 vite burg për trafik droge

Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve është arrestuar në Laç.

Operacioni policor I koduar “Torino” u organizua nga Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana të mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht

“ Valentin Lleshi, 35 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, e ka dënuar me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal italian. 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim” informoi sot policia e Kurbinit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt Italisë.