Sulmi ndaj Berishës, Balliu: Djali i xhelatit dhe horri i nën urave të Parisit kurdisi aktin naziskin

Shefi i organizimit i PD, Klevis Balliu, ka reguar ashpër ndaj sulmit fizik të kreut të PD-së, Sali Berisha në protestën e sotme. Në një postim në facebook  duke drejtuar gishtin nga Rama, Balliu thotë se "djali i xhelatit dhe horri i nën urave të Parisit, kurdisi aktin naziskin kundër liderit historik".

Ai i bën thirrje Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Europian për një lexim serioz të karakterit dhe bëmave të këtij mafiozi serial, sipas tij, që rrezikon kombin shqiptar dhe projektet Euro-Atlantike.

Balliu: Sot, në kupën e mbushur të Edi Ramës, u regjistrua edhe një akt naziskin kundër liderit historik Sali Berisha.

Kjo pjellë e nomeklaturës të fshehtë të rezidentit sovjetik Sofokli Lazi, si njeriu i marrë peng nga policia e fshehtë e një vendi ku tregtonte ikonat e vjedhura dhe njëkohësisht ushtronte profesionin më të vjetër të botës, u përpoq të frenonte protestë e opozitës, me shpresën e çmendur që të largonte Berishën nga udhëheqja e saj.

Skizofreni pensionist Edi Rama, i tronditur nga leximi që do ti bënin mysafirët europiane, u verbua dhe nuk e përmbajti dot derdhjen e kapacitetit të vet kriminal.

Askush që e njeh nuk habitet. Jeta e përnatshme e këtij njeriu dhe e përditshme lëviz përmes ngjarjesh të dhunshme kriminale të skeduara si cilësi të botës së krimit.

Ai zbuloj sot përpara ndërkombëtarëve që ka mashtruar, blerë apo korruptuar portretin e tij fashistoid. Që do të thotë se nuk pajtohet dot me njerzit e lirë dhe lirinë e popullit.

Ai duhet të harrojë totalisht se nuk do arrijë kurrë të prodhojë një Vanderlybe.

Ai është autori, regjisori dhe producenti.

E ka kuotën e duhur të ligësisë dhe çmendurisë si dhe pasurinë e vjedhur, me të cilën shpreson se do të blejë mosndëshkimin e tij.

Sali Berisha është një njeri i shenjtë për demokratët dhe është kjo cilësi e tij që do të rrisë dhe fuqizojë ortekun e lirisë që po vjen.

I bëj thirrje Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Europian për një lexim serioz të karakterit dhe bëmave të këtij mafiozi serial, që rrezikon kombin shqiptar dhe projektet Euro-Atlantike.