Samiti dhe protesta, policia në gatishmëri nga sonte, mbyllen bizneset brenda perimetrit të sigurisë
Prej orës 20:00 të mbrëmjes së të hënës, 5 dhjetor, Policia e Shtetit, me të gjitha departamentet përfshirë 4 drejtori të rëndësishme vendore, shërbimet e inteligjencës dhe Garda e Republikës kalojnë në shërbim të përforcuar deri në përfundim të zhvillimeve që ndodhin të martën, Samiti BE-BP dhe tubimi i parashikuar të jetë masiv i opozitës.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në 4 drejtoritë vendore, përfshirë Tiranën, Durrësin, Lezhën e Elbasanin, do ketë paraqitje të punonjësve të policisë për kryerjen e instruktazhit dhe përcaktimin e detyrave.
Po ashtu edhe në Akademinë e Sigurisë do ketë një takim të tillë në orët e mbrëmjes dhe një numër i caktuar studentësh, me angazhim të mëparshëm në shërbime, do të njihen me datyrat dhe pozicionimet përkatëse.
Policia e Tiranës i ka këkuar bizneseve që janë brenda perimetrit të sigurise që ditën e neserme të mos hapin punën e tyrë për klientet dhe për stafin. Mbyllja e bizneseve është kërkuar dhe prane "Air Albania" .
Po ashtu është kërkuar që ta mbyllin energjine elektrike.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

