Policia e Kukësit hap zjarr ndaj klandestinëve? Denoncimi i Berishës, flet për 2 të plagosur
Një operacion i policisë së Kukësit për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm dyshohet se ka përfunduar me të plagosur.
Nga ana e bluve nuk ka ende njoftim zyrtar por kreu i PD-së Berisha flet për dy të plagosur, një sirian dhe një shqiptar.
Berisha i bën thirrje OKB, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij.
Thirrje ka edhe për Avokatin e Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhe plotësisht aktin kriminal të policisë së Edi Ramës.
Berisha: Policia hap zjarr mbi refugjatët në Qytetin e Kukësit. Me breshëritë e saj përgjak qytetin. Ajo fsheh krimin e saj!
Në këtë akt kriminal mbetet i plagosur shtetasi sirian Muhamet Harbi dhe shtetasi shqiptar Klevis Gjoni.
Policia fsheh krimin e shëmtuar.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal shtetëror përdorimin e armëve ndaj refugjatëve të pambrojtur, plagosjen e shtetasit sirian dhe shtetasit shqiptar si një krim i mirëfilltë shtetëror.
Dënoj fshehjen e krimit të rëndë nga autoritetet policore përgjegjëse për aktin e shëmtuar.
Ju bëj thirrje OKB, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij.
I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhe plotësisht aktin kriminal të policisë së Edi Ramës.
