Tirana në "shtetrrethim", ja linjat e urbanëve që pezullohen më 6 dhjetor
Tirana është gati për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Tashmë akset brenda zonës së kuqe janë bllokuar si dhe janë pezulluar disa linja të transportit urban.
Pezullimi do të jetë nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në orën 20:00 të mbrëmjes.
Vetëm autobusët e unazës së vogël do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.
Policia rrugore ka njoftuar rrugët që do të bllokohen totalisht nga ora 06:00 e mëngjesit.
Pezullohen
Linja 1/A Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias
1/B Kodra e Diellit – Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit – Allias
Linja Nr 2 Teg – Sauk I Vogël - Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit
Linja Nr 3. “Kashar - Yzberisht – Qendër”
Linja Nr 4, Qendër – QTU – Megatek – City Park
Linja Nr 5/ B Institut - Qendër
Nr 8 Ish Stacioni i Trenit – Qendër Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg
Linja Nr 9 Qyteti Studenti – Jordan Misja
Linja Nr 10/ A Materniteti I Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviaconit
Linja Nr 13 Tirana e Re
Linja Nr 1 4 devijon te ura e rrugës së Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”
Ndalohet qarkullimi I të gjitha mjeteve rrethqytetëse në rrugën e Elbasanit
Ndalohet qarkullimi I të gjithë mjeteve artikulare në transportin qytetar dhe rrethqytetas.
