Tri karantinat e jashtëtokësorëve mbi Tokën - "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako
Tri karantinat e jashtëtokësorëve mbi Tokën – ishte tema e kësaj të hëne në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.
Cako: Historia e njerëzit është zhytur në një mitër dhe ne nuk e njohim jetën njerëzore dhe nga vijnë racat e ndryshe dhe nga janë krijuar ato.
Librat fetarë nuk i njohin jetët e tjera dhe realitet e tjera. Ato mendojnë se origjina e parë e njerëzit janë Ademi dhe Eva, dhe gjithçka ka ardhur pas tyre.
Dyshohet se Nibiru është planeti i 12-të dhe anunakët janë ata që kanë krijuar racën njerëzore, pasi erdhën në planet për të marrë floririn në Afrikë.
Përmes spermatozoidëve të meshkujve të anunakëve duke fekonduar një vezë të një qenie inteligjente, që ishte homo spinës, ata krijuar homo erectus ose Adamin e parë. Por dështuan në krijimin e një femre, pasi nuk preferonin shembullin hermafrodit. Duke e riprodhuar përsëri me një nga llojet e majmunëve, u krijua femra. Prandaj ka autorë që thonë se femra është një shkallë më poshtë.
Ka pasur 3 karantina të mëdha nga jashtëtokësorët. Këshilli planetar për Tokën, rreth 40 mijë vite më parë morën një vendim që të kishte një karantinë që të lejonin që njerëzit të zhvilloheshin vetë. Ka pasur disa modele shoqërisë njerëzore, që mund t’i ndajmë në disa kategori.
Po ashtu ka pasur banorë që janë 500 mijë vjet më të lashtë se sa ne dhe janë munduar që të ndërhyjnë në Tokë, pasi ka shkatërruar planetin e tyre, por e kanë të pamundur që të futen, për shkak të ajrit.
Një nga qeniet që ndërhyjnë në Tokë janë gritë, që janë një qenie që futen me vibrimin e tyre dhe marrin të dhëna në planetin tonë, duke komunikuar edhe kundër njeriut.
