Një refugjat që po përpiqej të arrinte në Evropë u qëllua me armë pranë kufirit Bullgari-Turqi

Bullgaria është akuzuar se ka qëlluar një refugjat pasi u shfaq një video e re që tregon një të ri sirian që gjuhet me armë në kufirin me Turqinë.

Është filmimi i parë i një azilkërkuesi që goditet me municion të vërtetë në kufirin e BE-së.

Ai pason një hetim të përbashkët nga Sky News, Lighthouse Reports, The Times, Le Monde, ARD Studio Wien, Domani dhe RFE/RL Bulgaria.

Pamjet e marra më 3 tetor pranë gardhit të kufirit bullgaro-turk tregojnë 19-vjeçarin Abdullah El Rustum që bie përtokë pasi një plumb i kalon nëpër dorë dhe në gjoks.

Ai ka pretenduar se u qëllua nga zyrtarët bullgarë të kufirit pasi ata kapën grupin e tij duke hyrë ilegalisht në vend dhe i shtynë ata të kthehen në Turqi.

"U shfaq një automjet i gjelbër me dy oficerë bullgarë në të. Ai erdhi drejt nesh dhe ata filluan të qëllojnë në ajër. Ata qëlluan dy herë në ajër dhe pas kësaj, filluan të qëllojnë pikërisht përballë nesh në tokë" tha ai.

"Ne nuk u trembëm akoma dhe vazhduam të argumentonim se kjo nuk është e pranueshme. Më pas më goditën duke më qëlluar direkt. Mënyra se si ai qëlloi mbi mua ishte një mënyrë e drejtpërdrejtë dhe ai synonte të më vriste."

Bullgaria është pjesë e Bashkimit Evropian dhe shpreson të anëtarësohet në zonën Shengen, e cila i lejon njerëzit të lëvizin lirshëm përtej kufijve brenda saj. Vendi përdoret shpesh si një portë për të shkuar në vendet e tjera evropiane.

Shiko videon këtu