Sherr me thika në Çole të Vlorës, dhëndri plagos babë e bir, dërgohen të gjakosur në spital
Një konflikt i çastit është agravuar deri në përdorimin e thikave në Vlorë në lagjen Çole e njohur dhe si lagjja nr 1.
Mësohet se si pasojë e këtij konflikti të plagosur kanë mbetur babë e bir të cilët janë goditur me thikë.
Ata janë gjendur në trotuar nga kalimtarë të rastit.
Djali dyshohet të ketë mbi dhjetë plagë thike në trup, ndërsa të dy ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
"Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.
Rreth mesnatës policia njoftoi se kishte arrestuar autorin e dyshuar. Ai ishte dhëndri i shtëpisë.
Rildi Koçja, 27 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pas një orë kërkimesh në lagjen “8 Nëntori”.



