Dje i “adhuronte” sot foli për nacionalizma për Xhakën e Shaqirin, Rama: U qëndroj 100% të dyjave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2022, 21:24
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi i është vënë në dukje fakti që i ka lavdëruar futbollistët e Zvicrës Xhaka dhe Shaqiri në vitin 2018, ndërsa sot foli ndryshe.
Rama shkruan në Twitter se u qëndroj 100% fjalëve që ka thënë aso kohe dhe se ata që nuk duan ta kuptojnë, nuk ka se si i ndihmon.
Rama: Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për shqiponjën e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj.


