Steinmeier në Tiranë: Lufta e korrupsionit dhe krimit të organizuar vendimtare për anëtarësimin në BE
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier falenderoi Shqipërinë për bashkëpunimin në NATO dhe garantoi mbështetjen në procesin e integrimit europian.
Frank-Walter Steinmeier:Kam respektin maksimal para angazhimit si anëtare e KS për një periudhë jo të lehtë. Gjermania ka shoqëruar prej fillimit në përafrimin me BE-në dhe ka kontribuar brenda mundësive të saj në përforcimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e tyre. Ishte shumë e rëndësishme të udhëtojë sa më shpejt të ishte e mundur në Shqipëri dhe ju premtoj se do të vijojmë tju mbështesim në procesin e anëtarësimit. Shpresoj që shumë shpejt Shqipëria të bëhet edhe pjesë e BE-së edhe në dimensionin formal të tij.
Vuri theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Frank- Walter Steinmeier: “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka kërkuar një volum vërtet të madh pune e përpjekjesh dhe sukseset në këtë rrugë janë vendimtare për anëtarësimin në BE pasi BE e konsideron si bazë e të drejtës në rrugën e demokracisë funksionale.
Begaj: Gjermania partnere e besuar
Nga ana e tij presidenti Bajram Begaj duke e quajtur partnere të besuar Gjermaninë tha se mirëpret ndihmën dhe në fazën e negociimit.
Bajram Begaj:Gjermania ka qenë partnere e besuar e Shqipërisë dhe ka bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet shqiptare për të dhënë ndihmë të pakursyer si në reformën në drejtësi, në reformën elektorale dhe proceset e tjera integruese. Besoj se ndihma që do të japë Gjermania në fazën e negociimit me ekspertë do të ishte shumë e mirëpritur.
Presidenti gjerman Steinmeier do të qendrojë në Shqipëri në një vizitë dy ditore dhe është stacioni i dytë i udhëtimit të tij në Ballkan, ku ai vizitoi edhe Maqedoninë e Veriut.