Procesi i Berlinit rruga drejt BE-së, Presidenti Frank Walter Steinmeier vizitë zyrtare në Shqipëri

Për herë të parë pas 27 vitesh një president gjerman vizitoi Shqipërinë.

Presidenti Frank-Walter Steinmeier u prit nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj me ceremoni zyrtare.

Në konferencën për median presidenti i Shqipërisë vlerësoi rolin e Gjermanisë.

Bajram Begaj: Gjermania ka qenë një partnere shumë e besuar e Shqipërisë, ka bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet shqiptare për të dhënë ndihmë të pakursyer, si në reformën në drejtësi, si në reformën elektorale, si në proceset e tjera integruese dhe besoj shumë fort që ndihma që do vazhdojë të japë Gjermania në procesin e negociatave, sidomos me ekspertë të fushave të ndryshme, për kapituj të ndryshëm në fazën e negocimit do të ishte shumë e mirëpritur.”

Nga ana e tij presidenti gjerman vuri theksin tek procesi i Berlinit si e vetmja rrugë drejt integrimit.

Frank-Walter Steinmeier: "Gjermania e ka parë përgjegjësinë e vetë për të mbështetur edhe në reformën elektorale. Është perceptuar qartësisht që ne e shfrytëzojmë procesin e Berlinit për të përshpejtuar integrimin evropian. Duke hequr barrierat e mobilitetit nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. E rëndësishme është që këto marrëveshje të zbatohen nga pikëpamja konkrete dhe mos të jenë thjesht politike.”

Ndërsa në Parlament vuri theksin tek lufta kundër korrupsionin e krimit të organizuar.

Frank-Walter Steinmeier:“Vazhdoni të punoni në luftën kundër pengesave, në sprapsjen e korrupsionit, vijoni reformën në drejtësi të inicuar dhe punoni përtej llogoreve mes opozitë dhe qeverisë, punoni së bashku. Destiancioni i përbashkët më anëtarësimin në BE ja vlen në këtë përpjekje, ju mund të keni besim në mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë në këtë rrugë”

Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në 27 vjet.

E teksa u bëri thirrje skeptikëve të Unionit të shohin progresin e Shqipërisë, ai u ndal te lidhjet e ngushta mes dy shteteve, duke vlerësuar futbollistët shqiptarë që janë bërë pjesë e Bundesligës.

Procesi i Berlinit rruga drejt BE-së, Presidenti Frank Walter Steinmeier

Procesi i Berlinit rruga drejt BE-së, Presidenti Frank Walter Steinmeier

Procesi i Berlinit rruga drejt BE-së, Presidenti Frank Walter Steinmeier

Procesi i Berlinit rruga drejt BE-së, Presidenti Frank Walter Steinmeier