Presidenti i Gjermanisë sot në Tiranë, ja axhenda
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të zhvillojë një vizitë dyditore sot dhe nesër në Tiranë.
Në një intervistë për DW presidenti Frank Walter Steinmeier tha se udhëtimi i tij synon të sinjalizojë se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i lënë në harresë.
Axhenda
Enjte, 1 dhjetor
Mberritja ne mengjes
në Tirane, Shqiperi
Ora 10.00, Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës. Pritja nga Presidenti Bajram Begaj me nderime ushtarake. Takim kokë më kokë
Ora 11.00 Konferencë për shtyp me Presidentin e Republikës së Shqipërisë
Ora 11.30, Presidenti gjerman mban fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë
Ora 12.15, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit,
Ceremonia e vendosjes së kurorave pranë Monumentit të Nënës Shqipëri.
Ora 12.45, Drekë e shtruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Ora 14.30, Takim me kryeministrin Edi Rama
Ora 15.15, Në gjimnazin “Sami Frashëri”. Bisedë me nxënës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor
Ora 16.30, Vizitë tek muzeu "Shtëpia e Gjetheve"
Ora 20.00 Pritje e organizuar nga Ambasadori Gjerman
E premte, 2 dhjetor
Ora 9.45, “Lufthansa Industry Solutions” Takim me përfaqësues gjermanë të bashkëpunimit të biznesit dhe zhvillimit për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar dhe për trajnimin profesional
Ora 12.30, Drekë në Nerat organizuar nga kryebashkiaku Ervin Demo
Ora 14.15, Vizitë në Xhamia Mbret dhe Teqenë Halveti
Ora 14.45 Vizitë në Kalanë e Beratit
Në mbrëmje largimi nga Shqipëria drejt Berlinit.