Shpallet fituesi, 1 mld e 840 mln lekë për godinën e Teatrit Kombëtar, skualifikohen 3 kompani

Shpallet fituesi, 1 mld e 840 mln lekë për godinën e Teatrit

Tenderi për godinën  e Teatrit Kombëtar është fituar nga kompanitë Agi Cons dhe Re-Is.

Tenderi do të kushtojë 1 miliard e  840 milionë lekësh ose e përkthyer në 15 milionë 733 mijë eurosh

Gjatë kësaj gare u skualifikuan 4 kompani, ndërsa tenderi u klasifikua me flamur të kuq.

Kontrata pritet të zgjasë 27 muaj kalendarik duke nisur nga data e lidhjes së kontratës. 

Një shumë kjo e përafërt me vlerën që ka vënë në dispozicion bashkia e Tiranës.

Por ajo çfarë të bën përshtypje është skualifikimi i tre kompanive një prej të cilave me një vlerë shumë më të ulët se fituesi dhe dy të tjerët pa dhënë asnjë ofertë.

Vetë Open Data e ka renditur me flamur të kuq duke sinjalizuar mungesën e konkurrencës.

Ndërsa epopeja e Teatrit Kombëtar mbetet ende në dyert e SPAK që ende nuk ka dhënë një mendim për shkeljet e konstatuara.

Edhe Gjykata Kushtetuese pranoi se ka pasur veprime antikushtetuese në procedurën e shembjes.

Ndërsa  duket se nxitimi vazhdon për ti dalë përpara drejtësisë edhe pse për të janë paralajmëruar reagime si nga Aleanca e Teatrit ashtu dhe opozita.