Valixhe e dyshimtë në terminalin e portit të Durrësit, siguria portuale në këmbë
Policia është vënë në alarm për një valixhe të dyshimtë në terminalin e trageteve në Durrës.
Mësohet se alarmi është dhënë në zonën ku njerëzit dalin nga terminali.
Prezentë janë zjarrfikës dhe punonjës të sigurisë portuale bën të ditur gazetari i Ora News, Mark Brunga sot në orën 11:00.
Pas verifikimeve ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga një pasagjer. Gazetari i Ora News në çantë janë zbuluar dhe vaj ulliri dhe ushqime
"Mbrëmjen e djeshme, një qytetar që udhëtonte drejt Italisë, ka harruar bagazhet në Portin e Durrësit dhe ka vijuar udhëtimin drejt Italisë. Policia, sapo ka konstatuar valixhet, ka kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte veshmbathje, ushqime dhe sende të tjera personale të qytetarit" njoftoi policia rreth orës 11:30 minuta
