Në rresht 2 orë për pensionet, pensionistët: Na duket si në komunizëm
Thuajse çdo muaj pensionistët shqiptarë, presin me orë të tëra përpara sporteleve për të tërhequr pesnionet e tyre. Pritjen ua vështirëson edhe gjendja shëndetësore, ndaj kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të kësaj situate.
Rreth 2 orë të moshuarit kanë pritur në radhë për të tërhequr pensionet.
Pritja e gjatë, i ftohti dhe problemet shëndetësore shkaktuan mes tyre edhe tensione.
“Kemi një orë që presim, dhe do presim deri sa ti marrim, deri në orën 4.
Unë vij me vonesë semos rrallohen njerëzit, këtu bëhet më keq. Në çdo moment që vjen është e njëjta situatë,” tha një pensionist.
Radhët u kujtojnë komunizmin.
“E kemi mbajtur me të shtyra, me radhë një burrë një grua, me shishe, me gurë. Na u kujtua kur mbanim radhët dhe ndiznim zjarr,” tha një pensionist.

Pas pritjes së gjatë, ky zotëri i numëron lekët përpara kamerës dhe thotë se me më shumë se gjysmën, do paguaj faturën e dritave dhe të ujit.
“Nga 90 mijë, të mbyll ujë dhe drita, 40 mijë më ngelen për të gjithë muajin,” tha ai.
Falenderojnë fëmijët që kanë në emigrim, të cilët i ndihmojnë, se pensioni që ata marrin nuk iu mjafton as për nevojat bazike.
"Këtë vit se besoj se do e mar gjelin e detit. Kam dy, tre vjet që ma kan mar fëmijët. Fëmijët i kam jashtë.
Dy punonjës punojnë tre të tjerët rrijnë. Ose ta bëj shteti si e ka e gjithë bota, duam të shkojmë në Europë ne? Le ta bëjn me automat, fus kartën, marr lekët dhe iki, mos të pres këtu dhe të zihemi me njëri tjetrin,” thonë ata.
Ky është një problem i përmuajshëm, të cilin kërkojnë zgjidhje,ose përmesh shtimit të sporteleve, ose duke kaluar pensionet në bankë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.