Nga nesër nis shpërndarja e bonuseve të pensionistëve për festat e fundvitit
Pensionistët shqiptarë do të përfitojnë nga 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Kryeministri, Edi Rama, theksoi se lëvrimi i bonusit do të përfitohet nga 695 mijë pensionistë, ndërsa vendimi vjen pak ditë para protestës së opozitës kundër qeverisë që ai drejton.
Edhe në këtë fundvit qeveria konfirmoi se për pensionistët do të përfitojnë shpërblimin prej 5 mijë lekësh.
Lajmin e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama, i cili mesa duket po mundohet të qetësojë klimën në vend pak ditë para protestës së thirrur nga opozita.
Rama: Nga dita e nesërme do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për të gjithë pensionistët, 695.101 pensionistë prej 5000 lekësh.Edhe pse kemi pasur vështirësi që dihen për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët por edhe për të tjerë.
Pas mbledhjes së qeverisë kryeministri, Edi Rama, u shpreh se ndryshe nga vitet e kaluara për të gjithë individët që përfitojnë pension invaliditeti do të përfitojnë 11 mijë lekë.
Rama: Kemi pasur një dialog intensiv do akordojmë edhe plus 6000 lekë të tjerë që shkojnë në 11000 mijë lekë të vjetra si kompensim i nevojshëm dhe i merituar bazuar edhe në rezultatet e dialogu që kemi zhvilluar. Do mbështesim 64 mijë familje me ndihmë ekonomike. Mbeten në vëmendje për tu mbështetur edhe me bosin e fundvitit.
Gjithashtu nga 1 janari i vitit të ardhshëm është marrë vendim për nënat e papuna me tre fëmijë që qeveria do tu paguaj të gjithë detyrimet shoqërore.
Rama: Kemi marrë vendimin për të filluar nga janari i vitit të ardhshëm edhe aplikimi përt nënat e papuna e tre fëmijë të mitur që shoqëria do tu paguajë të gjitha sigurimet shoqërore dhe shëndetësore njësoj sikur të ishin në punë.
Ndërkaq, fondi i fundvitit llogaritet të arrij 4.3 miliardë lekë, ku përfshihen dhe familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike.
Por ende nuk është e konfirmuar nëse pjesë të caktuara të administratës do të mund të kenë një vendim të ngjashëm.
