Policia i kap mat me 17 thasë me 176 kg kanabis në Fier, tentojnë t'i hedhin në lumë, 3 në pranga

Policia i kap mat me 17 thasë me 176 kg kanabis në Fier, tentojnë
Droga e sekuestruar dhe shoqërimet në Policinë e Fierit

Tre persona janë arrestuar ndërsa dy të mitur janë proceduar penalisht pasi u kapën në flargancë më 17 thasë me kanabis që tentuan ti hidhnin në lumë sapo panë policinë.

Me finalizim e operacionit policor të koduar “Baltëz" u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Z.(P). V., 44 vjeç, P. V., 22 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në Baltëz, Fier. 

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur, 14 dhe 16 vjeç, banues në Baltëz, Fier. 

"Këta 5 shtetas, në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, që kanë shkuar për kontroll, kanë tentuar të hedhin thasët me lëndë narkotike, në lumë, por janë kapur në flagrancë," njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 thasët e mbushur me lendë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 176 kg.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materialet u sekuestruan 2 peshore, gërshërë, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. 

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.