Noka: Protestoj se nuk jemi në normalitet, Rama po mban peng flamurin dhe vulën e PD-së
Në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, deputeti i PD-së, Flamur Noka u shpreh se në një shoqëri normale opozita nuk ka pse proteston.
Por sipas tij, vendi nuk është normalitet me qeverinë Rama duke thënë se ai po mban peng edhe vulën e flamurin e PD-në me anë të gjykatës tashmë.
Noka: Pse protestoj unë? Jam deputet i PD-së, Berisha është po ashtu. Në shoqërinë normale nuk ka arsye të protestojë opozita, por duhet të protestojë shoqëria civile, por ne nuk jemi në kushtet normale. Ne kemi mbështetur çdo hap të integrimit dhe çdo ligj.
Mua po më ndodhin gjëra të tmerrshme në vend. Edi Rama ka një vit që mban peng vulën dhe flamurin dhe PS-së. Unë jam deputet dhe çdo ditë të kuvendit del Alibasha 20 minuta, Bardhi dhe Jorida, apo Balla, ndërsa Berisha e Noka vetëm 2 minuta. Kjo është për të zhdukur zërin e opozitës.
Emisioni "Ora e Betit" transmetohet çdo të martë e të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
