Protesta e 6 dhjetorit, Caka: Europa merr mesazhin për Portin e Durrësit, amnistinë fiskale e pasaportat e arta
Silva Caka eksperte për Marrëdhëniet me Publikun në PL në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth protestës që do të mbahet nga opozita më 6 dhjetor.
Ajo tha se zërat kundër protestës së 6 dhjetorit nuk janë opozitar pasi sipas saj kjo protestë është për ti treguar Europës se çfarë është duke ndodhur në të vërtetë në Shqipëri.
Silva Caka: Ditën që Berisha shpalli 6 dhjetorin ditë proteste vetë personalisht e kam mbështetur këtë ide. Mund të ketë dhe disa zëra kundër nga ata që e quajnë veten opozitë por në fakt nuk janë. Kjo protestë nuk ka lidhje me të qenit kundër Europës. Kjo protestë ka lidhje me atë që ne ti tregojmë Europës se çfarë është duke ndodhur në të vërtetë në Shqipëri. Kush e mbështet këtë tezë nuk bën asgjë tjetër veçse një shërbim ndaj Ramës.
A k anjë koordinim të strukturave të PD dhe PL në përgatitje të kësaj proteste?
Silva Caka: Patjetër por sa i përket protestës ashtu si dhe ajo paraardhëse sa i përket logjistikës sporti me njerëz që duan ti bashkohen është i njëtrajtshëm, secila parti bën punën e vet me strukturat e veta.
Pra synohet një protestë e madhe kombëtare?
Silva Caka: Nuk është e rëndësishme sa njerëz do të marrin pjesë, nëse ato marrin mesazhin si duhet për Portin e Durrësit, për amnistinë fiskale, për pasaportat e arta për të cilat kanë dalë kundër dhe për shumë gjëra të tjera që përmes zyrës së propagandës së qeverisë ato mund të dezinformohen në një moment të caktuar qëllimi ynë është arrit qoftë dhe një person i vetëm të dalë aty. Është e nevojshme që ta kemi atë protestë që ato të dëgjojnë të vërtetat siç janë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
