Hoxha: Berisha të pranojë gabimin e 2008-tës, e ka bërë Ramën sulltan dhe pasha

Në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, gazetari Poli Hoxha u shpreh se kur vendi është në krizë politikanë lëvizin me makina luksoze.

Ai tha se pse nuk del Sali Berisha që të pranojë gabimin e vitit 2008 që e ka bërë pasha dhe sulltan Edi Ramën, ku u ndryshuar kushtetuta.

Hoxha: Unë isha student kur Berisha u bë president. Kanë rrjedhur gjërat dhe në Shqipëri çfarë nuk ka ndodhur, qysh nga viti 1997 deri tek Piramidat që u shkatërruar vendi, por vetëm politikanët nuk u prekën. Është varfëri në vend. Shko shiko makinat e tyre në kohë krize!

Këtu ka një kalcifikim me këtë sistem. Pse nuk del Berisha që të pranojë gabimin e vitit 2008 që e ka bërë pasha dhe sulltan Ramën? Më i ndershmi ndër ju është Berisha sepse ka një hall dhe i ka dalë përballë perëndimit.

Emisioni "Ora e Betit" transmetohet çdo të martë e të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.