Shpërthen gazetari, ia thotë në sy Nokës: Keni 30 vite pas Berishës për logje, nuk krijoni alternativë
Në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Reldar Deda, kryeredaktor i gazetës Liberale u shpreh se njerëzit e Rithemelimit kanë 30 vite që i shkojnë pas Berishës, pa dhënë alternativë qeverisëse.
Ai tha se në Gjirokastër Tritan Shehu ka marrë zero vota dhe është në Rithemelim dhe nuk bëjnë pyetje për veten. Këta do të korrigjohen dhe të japin alternativë,
Deda: Unë shoh se Rithemelimi dhe njerëzit që i shkojnë pas Berishës, ku demokratët dhe shqiptarët kanë 30 vite dhe që janë rrugëve për hir të opozitës për shkak se nuk përfaqësohen dhe nuk kanë ndërtuar një alternativë qeverisëse, shqiptarët nuk blihen me thes mielli dhe nëse kanë alternativë dhe frymëzim dhe se ky regjim mund të shkatërrohet.
Këta kanë 30 vite që në kohën e komunizmit që janë numri 2 ose 3 pas Berishës. Sot e ke në Gjirokastër ka marrë zero vota dhe është në Rithemelim dhe nuk bëjnë pyetje për veten. Këta do të korrigjohen dhe të japin alternativë, apo do të vijnë këtu dhe të na bëjnë llogje për të provuar njerëz. A do të ndërtohet një alternativë?
Emisioni Ora e Betit transmetohet çdo të martë e të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

