Noka: Sorosi shpalli non grata Berishën me lobingje, Rama rri në pushtet se ka blerë diplomatët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2022, 21:34
Në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se Soros i ka shpallur me lobingje Sali Berishën non grata.
Ai tha se Edi Rama është një njeri që ka bërë miliona euro afera, ndërsa ai rri në pushtet për shkak se ka blerë diplomatët e huaj.
Noka: Shihni filmat e Sorosit që bën lobingje dhe shpall non grata një njeriu që s’ka guxuar t’i bëjë dikush një bisedë për një euro, ndërsa ky tjetri ka bërë allishverishet për miliona euro dhe më thua se ky është i korruptuar dhe ky tjetri, jo që e di gjithë bota.
Rama rri në pushtet sepse ka blerë diplomatët e huaj. Ti shko dhe bëj zëdhënësin e Bashës dhe Alibeajt.

