Silva Caka: Shqiptarët u varfëruan për 10 vjet, duan 24 vjet për të blerë një apartament

Varfërimi i shqiptarëve në 10 vitet e fundit ka shtuar dhe më tepër pamundësinë e tyre për të blerë një banesë, ka deklaruar sot Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka.

Caka në një deklaratë për mediat theksoi se për shkak vetëm të kësaj qeverisjeje një shqiptari me një pagë mesatare, i duhen 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti, në krahasim me kohën që i duhej 7 vite më parë.

"Varfërimi galopant i shqiptarëve në 10 vitet e fundit, ka thelluar në mënyrë shumë të rëndë pamundësinë e tyre për të pasur një banesë. Sot Shqipëria për shkak vetëm të kësaj qeverisjeje, e ka kthyer banimin në një ëndërr të ndaluar për shqiptarët. Një shqiptari me një pagë mesatare, i duhen 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti, në krahasim me kohën që i duhej 7 vite më parë.

Vetëm brenda një viti, në raport me vitin 2021, sipas të dhënave të vetë Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve janë rritur me 39%," tha ajo.