Deda: Berisha nuk mund të bëjë protesta jo paqësore, Berisha është në një autizëm politik

Në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Reldar Deda, kryeredaktor i gazetës Liberale u shpreh se protesta e Berishës dhe njerëzve që e ndjekin pas do të jenë gjithmonë paqësore.

Ai tha se rithemelimi është në një autizëm politik dhe se Sali Berisha është i mbyllur dhe komunikon me veten, por jo me BE-në dhe ambasadat.

Deda: Protesta e Berishës dhe njerëzve që e ndjekin pas do të jenë gjithmonë paqësore për vetë kushtet që e ndjekin atë. Nuk ka asnjë mundësi që thyejnë konceptin e paqësores. Më tepër se një kritikë ndaj Ramës, protesta e 6 dhjetorit duhet kuptuar se evropianët kanë kanale më të forta se Berisha në raport me qeverinë dhe opozitën në vendin tonë.

Ata kanë raporte dhe e nxijnë qeverinë më shumë se sa vetë opozita. Pse bëhet ky 6 dhjetor? Mendoj se rithemelimi është në një autizëm politik. Sali Berisha është i mbyllur dhe komunikon me veten, por jo me Be-në dhe ambasadat.