Caka: Një shqiptari i duhet 64 vite për të blerë një apartament
Silva Caka eksperte për Marrëdhëniet me Publikun në PL në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth pamundësisë që kanë sot shqiptarët për të blerë një banesë.
Caka u shpreh se një shqiptari i duhet 64 vite për të blerë një apartament.
Silva Caka: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur në mënyrë të çmendur. Nuk ka pasur as rritje rroge ndaj është e vështirë të blesh një apartament. Një shqiptari i duhet 64 vite për të blerë një apartament. Midis Tiranës e Prishtinës ka një dallim të madhe në çmimet e banesave, në Prishtinë janë shumë të lira. Kjo ka ardhur si rezultat i shumë shkaqeve ku mbizotëron pastrimi i parave dhe korrupsioni. Nuk ka subvencionim për ndërtuesit dhe asnjë ndihmë për çiftet e reja. Të gjitha këto nuk janë asgjë tjetër veçse të vrasësh shpresën e familjeve shqiptare. Dhe të marra së bashku vitet e punës së çiftit në një familje është e pamundur blerja e një apartamenti.
Thuhet se është kërkesa që përcakton dhe çmimet, kush i ble apartamentet?
Silva Caka: Për sa kohë që ti je kthyer në një pikë tranziti e të gjitha llojeve të trafiqeve dhe ti je futur në listën e vendeve me pullë të zezë është e qartë se kush i ble këto apartamente.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.