Manifestimi i opozitës më 6 dhjetor/ Meta shkon sërish tek Berisha: Sigurinë e Europës e kërcënon mafia, jo qytetarët
kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikonfirmoi mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tij në protestën e 6 dhjetorit. Meta garantoi se protesta e 6 dhjetorit do të jetë një manifestim paqësor, ndërsa tha se sigurinë e Evropës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin, dhe kurrsesi qytetarët e lirë.
Në ditën kur kryeqyteti shqiptar do të presë liderët e Bashkimit Evropian në kuadër të samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, opozita është e vendosur të zbresë në shesh më 6 dhjetor për të denoncuar kapjen e shtetit nga krimi. Lajmin e konfirmoi vetë Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas takimit që zgjati më shumë se 1 orë në selinë blu me kryedemokratin Sali Berisha.
"Jemi për Shqipërinë europiane jo regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimin e integrimit europian për vite të tëra. Sigurinë e Europës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në bazë logjistike të mafias ndërkombëtare për të gjitha llojet e trafiqeve, me në krye kokainën. Nuk vjen asnjë problem sigurie nga qytetarët e Tiranës e mbarë Shqipërisë."
Po ashtu Meta garantoi se protesta e 6 dhjetorit do të jetë një manifestim paqësor, ndërsa tha se Sigurinë e Evropës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin, dhe kurrsesi qytetarët e lirë.
Ky është diskutimi i dytë që zhvillohet mes drejtuesvë të opozitës në pak ditë, edhe pse ende të dy forcat politike nuk kanë saktësuar se ku do të zhvillohet protesta. Po ashtu temë e diskutimeve është dhe përzgjedhja e kandidatëve për votimet vendore në 14 maj, por kreu I PL-së në daljen e tij për mediat nuk iu përgjigj pyetjes nëse u diskutua për primaret në PD.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
