"E strukur në bunker", Vasili: Gjykata Kushtetuese, klub rilindas që komandohet nga Qeveria

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook akuzoi Gjykatën Kushtetuese se nuk kishte pranuar kërkesën e një grupi deputetësh që paditën Kuvendin dhe kërkuan ngritjen e një Komisioni hetimor për investimet strategjike.

Ai madje vuri në dyshim legjitimitetin e kësaj Gjykate për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë, duke e akuzuar atë se është vendosur krah qeverisë dhe kundër interesit publik.

"Mjerimi dhe delegjitimimi total i Gjykates Kushtetuese, qe qellimisht nuk gjykon!

Gjykata Kushtetuese pak dite me pare perseri nuk pranoi nje kerkese te nje grupi deputetesh, qe paditen Kuvendin per refuzimin e kerkeses per ngritjen e nje komisioni hetimor per zbatimin e ligjit per investimet strategjike.

I vetmi lajm pozitiv ishte qe dy gjykatese kushtetuese Xhaferllari dhe Bejtja kundershtuan me nje argumentim ligjor shume solid vendimin ashtu si edhe ne raste te tjera.

A eshte sot Gjykata Kushtetuese legjitime per te mbrojtur Kushtetuten e Shqiperise?

E vendosur qarte ne shumicen e saj krah Qeverise dhe kunder interesit publik Gjykata Kushtetuese po deligjitimohet me shpejtesi marramendese.

Ajo po i shmanget me qellim detyrimit per te gjykuar çeshtje shume sensitive duke perdorur argumentin e gjoja moslegjitimimit te paleve kerkuese.

Ky bunker ku eshte strukur Gjykata Kushtetuese eshte perdorimi i nje mediokriteti vulgar juridik te porositur nga qeveria, e cila ka qene dhe eshte nen akuze per shume ceshtje teper te renda," shkruan Vasili.