Incidenti në Katar me hartën e Kosovës, Berisha: Të përjashtohet Serbia, Rama hesht si vasal i Vuçiçit

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në kampionati botëror ‘Katar 2022’ me kombëtaren e Serbisë.

Lojtarët dhe tifozët e kësaj skuadre kanë publikuar një hartë të Kosovës me flamurin e Serbisë në të me thënie raciste.

Berisha për këtë incident ka kërkuar përjashtimin e Serbisë nga kampionati botëror ‘Katar 2022’ duke thënë se dënon edhe heshtjen e Edi Ramës.

Berisha: Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksandër Vuçiçit, Edi Rama.

Incidenti në Katar me hartën e Kosovës, Berisha: Të

Incidenti në Katar me hartën e Kosovës, Berisha: Të

Incidenti në Katar me hartën e Kosovës, Berisha: Të