Të fshehtat e marrëveshjes për Portin e Durrësit, Xama: Nëse bën llogaritë financiare bie propaganda qeveritare
Sot ishte një seancë parlamentare e cila do të duhej të hidhte dritë mbi projektin për Portin e Durrësit por u bazua më shumë në akuza politike.
Gazetarja Ola Xama në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj foli rreth këtij projekti kur tregoi pikëpyetjet që ngrihen nga realizimi i këtij projekti si dhe përfitimeve që ka shteti shqiptarë.
Pse ka pikëpyetje i gjithë procesi për kontratat për projektin e Portit të Durrësit?
Ola Xama: Në fillim u tha që është kompania Emar. Në fakt tani ka dalë që është regjistruar një kompani offshor për projektin dhe më pas pasi u bë problem që kompania ishte e regjistruar në parajsa fiskale u rregjistrua një tjetër kompani. Kjo është pika e parë që ka kontestime. Po ashtu në të gjitha intervistat që ka dhënë Alabar dhe në konferencat që kanë mbajtur ministrat dhe kryeministri thuhet që kompania do të ndërtojë në Shqipëri 2.1 miliard euro por në fakt nuk ka ndodhur as kjo kompania angazhohet të investojë 160 milion euro, 80 milion euro të vetat dhe 80 milion euro nga bankat ndërkohë që kjo shumë llogaritet të investohet në 7 vjeçarin e parë.
"Nëse i bën llogaritë financiare bie propaganda qeverisëse për projektin e Portit të Durrësit. Është një projekt që bëhet fjalë për shifra ku mund të investojë dhe një investitor shqiptar. Ka shumë kompani që mund të investojnë me atë shumë, ka shumë favore.", tha ajo.
Si parashikohet të bëhet zhvendosja e portit aktual?
Ola Xama: Kostot për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano nuk janë ende të faktuara. Në një konferencë rajonale kompania është cituar të thotë se porti i ri që do të ndërtohet në Porto Romano. Të gjitha kostot do të paguhen nga shqiptarët. Nëse projekti shkon shumë mirë sipas ecurisë në skenarin që është parashikuar në planin financiar mund të fitojë 2080 milion euro nga ndarja e dividentit. Ndërkohë ne do të shpenzojmë 390 milion euro për portin e ri. Kontratat që bëhen duhet të jenë në interes të popullit shqiptar. Unë shoh që kontrata rëndon anshëm nga ana e operatorit privat dhe nuk mungojnë precedentët në Shqipëri ku kontratat janë dhënë në favor të privatit. Shqiptarët po e vuajnë keqmenaxhimin dhe keqbërjen e kontratave.

