Bylykbashi: Kuvendi duhet të mbajë dorën kryeministrit, Porti i Durrësit grabitja më e madhe

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se kuvendi duhet t’i mbajë dorën kryeministrit për projektet kombëtare.

Ai tha se korridori Adriatik, rruga e Kombit, rruga e Arbrit dhe rruga drejt Qafë Thanës dhe Kakavijës, të gjithë këto lidhen me portin e Durrësit thahen nëse ai tjetërsohet.

Bylykbashi: Në seancën e sotme parlamenti miraton, i vë vulën një kontrate mes qeverisë shqiptare dhe një privati, që një pjesë nuk dihet se kush janë dhe detyra e parlamentit është që t’i mbajë dorën kryeministrit. Po flasim për grabitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë në asetin më të madhe publik dhe strategjik.

Korridori Adriatik, rruga e Kombit, rruga e Arbrit dhe rruga drejt Qafë Thanës dhe Kakavijës, të gjithë këto lidhen me portin e Durrësit. Mbylle këtë port dhe të gjithë këto thahen, që janë limfa e zhvillimit të Shqipërisë dhe jo vetëm.