Pas operacionit antidrogë në Fier kandidati për kreun e SPAK, Prokuroria e Posaçme nesër njoftim zyrtar
Gazetarja, Keti Banushi, raporton se operacioni në Fier që çoi në zbulimin e laboratorit të kokainës, ka nisur prej tre muajsh nga prokurori Adnan Xholi, që kandidon dhe për kreun e SPAK.
Fillimisht ka pasur një person të dyshuar por SPAK nuk ka ndërhyrë deri ditën e djeshme ku numri i personave të përfshirë nga përgjimet, sipas prokurorisë, ka dalë që është mbi 10.
Në këtë momnent janë nxjerrë urdhërarrestet që janë duke u ekzekutuar.
Në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj, Banushi tha se SPAK do të dalë nesër në një njoftim zyrtar.
Është gjetur sasi e lëndës narkotike me përzierës. Duhet bërë ekspertiza.
Prej 3 muajsh laboratori ishte në vëzhdim. Ka pasur përgjime dhe vëzhdime në terren.
Një nga personat që ka qenë në vëzhgim, sipas Banushit, është një person që njihet në botën e krimit.
Operacioni është në vijim.

