Aksident në Devoll, drejtuesi humb kontrollin e mjetit e del nga rruga

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Devoll, në rrugën lokale Bilisht-Miras, pranë fshatit Poloskë.

“Rreth orës 18:30, në rrugën lokale Bilisht-Miras, pranë fshatit Poloskë, shtetasi M. Gj., duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen" dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.”, njofton polocia.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi M. Gj., i cili u dërgua në Spitalin e Bilishtit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.