"Ministri dhe qytetari priten njësoj" Ja 2 porositë që babai i dha Gerti Bogdanit

Gerti Bogdani është ndër politikanët që ka ardhur nga fusha akademike dhe shoqëria civile. Prej vitesh është i angazhuar në politikë.

Në emisionin “Jeto më Orën”në RTV Ora Gerti Bogdani tregoi dy porosi që i ka dhënë babai i tij.

Gerti Bogdani: Kur kam hyrë në minibashki, im atë më ka dhënë dy këshilla. E para ‘po-ja duhet të jetë po dhe jo-ja, jo. Nëse ke diçka në dorë bëje, nëse nuk mund të bësh diçka, mos e mbaj tjetrin varur.  Gjëja tjetër që më ka thënë ‘nuk dihet se kush troket në zyrën tënde mund të jetë një i lagjes dhe një ministër dhe respekti e mënyra si i pret duhet të jetë e njëjtë.

Sipas tij të qenit i drejtë “e bën rrugën më të gjatë  e të lodhshme por  ja vlen. Ndonjëherë mërzitesh kur sheh se çfarë ndodh rreth teje por koha tregon se nëse u qëndron principeve ja del”.