Kryeplaku i Frakullit flet për 200 thasë të marrë nga policia: Pronari i banesës ish-kryetar komune dhe drejtor në bashkinë Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2022, 19:37
Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe flet për rreth 200 thasë të ngarkuar në kamionë që sipas tij kishin pleh kimik.
Thasët u gjetën u gjetën në oborrin e banesës së Viktor Çervenakut, ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe.
Kryeplaku tha se policia gjeti dhe fishekë.
"Thasët kanë pleh kimik brenda. Duhet të jenë nja 200 thasë. Ishin në oborrin e shtëpisë.Gjetën dhe fishekë. Kishte nja 50 policë. Nuk e njoh për të tillë, ka qenë kryetar komune, është drejtor në bashkinë e Tiranës. Nuk është magazinë, e ka shtëpi".

