Spiropali Berishës: Nuk e bëtë portin e Durrësit se donit 20%, deri në 2030 Rama realizon premtimet
Nga salla e kuvendit, ministrja socialiste Elisa Spiropali i përgjigj akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha në lidhje me projektin e porti të Durrësit.
Spiropali tha se qeveria e tij nuk e kanë bërë portin më parë pasi e kanë pasur mendjen tek kusaritë dhe të merrnin 20%.
Ajo shtoi se protesta në 6 dhjetor do të jetë e ngjashme me Koncertin në vitin 1936, ku ndërsa diskutohet e ardhmja e vendit opozita u bie darjeve.
Spiropali: Nuk do përmend rastet ku ata që kanë dashur të vijnë të investojë në Shqipëri janë përballur me pyetjen kush e merr 20 përqindëshin. Jo se nuk keni dashur, por keni dashur kusarinë më shumë se Shqipërinë ndaj se keni bërë portin në 2006, ndaj ia keni mohuar Shqipërisë portet dhe aeroportet. Kusari edhe tradhtia bëhen një këtu. Përsëri bëni pyetjet tërësisht banale jo çfarë do bëjnë por kush do vjedhë. Në mendjen tuaj qarkullon kush janë fatlumët që vjedhin se ashtu i bënit punët ju. Alabbar është investitori nuk keni lënë teori pa shpikur sot. Nuk ka hiqni një fletë e del vajza apo djali.
Ç’protestë do bëjë me 6 dhjetor? Do jetë e ngjashme me atë të koncertit ‘36. Këtej do diskutohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë nga ana tjetër do kërcasin dajret. Kjo është protesta jua? Si mund t’i shkoni pas një marrëzie të tillë që shihet sikur është shkruar nga ata që Shqipërisë i janë me bukë në trastë. Do e shihni që deri në 2030 Shqipëria do realizojë premtime e kryeministrit dhe qeverisë. Bëheni mirë të ndaheni nga ai që nuk ka as rrugë as krye. Kaq është kjo punë. Jam krenare të votoj sot për këtë projekt.
